agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Opel Insignia OPC me 325 КF

Go down 
AuthorMessage
niki

niki


Posts : 23
Join date : 2009-07-16

Opel Insignia OPC me 325 КF Empty
PostSubject: Opel Insignia OPC me 325 КF   Opel Insignia OPC me 325 КF I_icon_minitimeSat Jan 23, 2010 2:16 pm

Dhjetëvjetorin e ekzistimit të tij, departamenti OPC i Opel-it e ka festuar me një ultra version të Insignia-s së re, e cila do të ketë turbo motor, i cili do të zhvillojë 325 KF, ndërsa tërheqja do të jetë me të katër rrotat.
Duke u bazuar në modelin e zakonshëm, dallimet do të jenë në pjesën e poshtme të automjetit, e cila këtu është 10 mm më e ulët në krahasim me modelin Sport dhe ka stabilizues të rinj
Ndrysime ka edhe në sistemin drejtues, me ç’rast burime pranë OPC njoftojnë se sistemi drejtues do të jetë shumë më preciz, dhe nuk do të dallohen vibrimet dhe pjesët jo të rrafshëta të rrugës. Shoferi do të ketë mundësi ta zgjedhë sistemin amortizues nga tre opsionet: Standard, Sport dhe OPC.

Tërheqja do të jetë me të katër rrotat, për vetë faktin se vetëm njëri bosht nuk do të mund ta ‘mbante’ fuqinë e motorit të madh 2.8 litërsh V6 turbo, me moment rrotullimi 400 Nm dhe me 325 KF.
Arritja e shpejtësisë prej 100 km/h do të zgjasë vetëm 6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale do të jetë e kufizuar në 250 km/h.

Marshi do të jetë manual me gjashtë shkallë. Ndërsa, burime nga Ople njoftojnë se ata kanë punuar edhe në zërin e automjetit, i cili do të jetë i veçantë për ta kënaqur vozitësin.

Back to top Go down
 
Opel Insignia OPC me 325 КF
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Opel nuk shqetësohet nga bankrotimi i General Motors
» Opel Astra – pamjet e para të enterierit
» Opel shfaq karavanin e vet më të shpejtë deri tani

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: .::Auto::. :: Të rejat nga Auto-
Jump to: