agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës

Go down 
AuthorMessage
toni




Posts : 13
Join date : 2009-07-17

Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës Empty
PostSubject: Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës   Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës I_icon_minitimeFri Jan 22, 2010 3:07 pm

Një mjeshtër amerikan për rregullimin e parkingjeve me orëmatës për një vit ka vjedhur nga këto makina 170.000 dollarë dhe i ka ruajtur “paratë e imëta” në shtëpinë e tij jo larg Uashingtonit, derisa nuk e ka arrestuar policia.
"Kurrë më parë nuk kam marrë më shumë para gjatë një kontrolli shtëpiak", ka thënë për gazetën Washington Post udhëheqësi policor Sharam Fard nga Alexandria në Virginia.
Policia e ka gjetur “minierën e arit” të 61-vjeçarit William Fell pas përcjelljes së tij që prej janarit të këtij viti. Disa tonë të monedhave janë gjetur të shpërndara nëpër enë të ndryshme në shtëpi. Plaçkitësi i parkingjeve me orëmatës është arrestuar më 15 prill.

Punëtori i bashkisë së qytetit, i cili me këtë punë është marrë gjatë 17 viteve të fundit dhe ka jetuar vetëm, nuk ka vendosur asnjë cent në llogarinë e tij bankare, e as nuk i ka shpenzuar paratë e vjedhura.

Shefat e Fellit kishin filluar të dyshojnë në të pasi që përkundër shtrenjtimit të parkimit kishte më pak të hyra.

Policia kishte filluar ta përcjellë dhe kishte vendosur një kamerë në kamionin e tij. Mjeshtri i parkingjeve me orëmatës ka pranuar se kishte zbrazur në mes të një deri në 24 parkingje me orë çdo ditë. Në secilën makinë gjendeshin rreth 80 dollarë.
Back to top Go down
 
Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Gjen 9.000 dollarë dhe ia kthen pronarit
» Polici gjerman vjedh bankën

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: .:Kuriozitete-Humor:. :: Kuriozitete-
Jump to: