agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 prishet martesa sepse duket si Clooney

Go down 
AuthorMessage
toni




Posts : 13
Join date : 2009-07-17

prishet martesa sepse duket si Clooney Empty
PostSubject: prishet martesa sepse duket si Clooney   prishet martesa sepse duket si Clooney I_icon_minitimeFri Jan 22, 2010 3:03 pm

Pronari i një restoranti në Bolton aq shumë i ngjan George Clooneyt sa që gruaja nuk ka mundur ta durojë këtë gjë më. Pas 14 vitesh martesë, Abdullahu prapë është beqar dhe është nisur drejt Hollywoodit.
Abdullah Simsek dikur e ka pasur një qebaptore, e sot është pronar i një restoranti spanjoll në qytetin anglez Bolton. Mirëpo këto janë detaje të vogla të tregimit të tij jetësor dhe aspak të përdorshme për ndonjë eksploatim medial.
Ajo për të cilën gjë Abdullah është vënë në qendër të vëmendjes është fakti se i ngjan aktorit hollivudian George Clooney. Madje aq tepër sa që gruaja nuk ka mundur t’i duroj shikimet nga femrat tjera drejt tij sa që e ka lënë.

Mirëpo, për Abdullahin nuk ka asnjë problem. Madje, e kanë pushtuar ëndrrat për t’ia mësyrë Hollywoodit dhe e ka dëshirë jetësore të takoj agjentin e Clooneyt dhe të bëhet i famshëm si imitues i këtij aktori me famë botërore.

Përveç ëndrrave aq të mëdha të cilat ia ka caktuar vetes, Abdullah shpreson se do të takoj edhe udhëheqësen televizive Lisa Snowdon e cila ia ngacmon trurin dhe e cila një kohë ka kaluar kohë me Clooneyn.

“Nuk më interesojnë paratë, nuk vrapoj pas tyre. Ajo pas të cilës vrapoj, është Lisa Snowdon”, ka thënë Abdullahu.
Back to top Go down
 
prishet martesa sepse duket si Clooney
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: .:Kuriozitete-Humor:. :: Kuriozitete-
Jump to: