agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 keshni pake

Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin
agoonny


Posts : 192
Join date : 2009-06-25

keshni pake Empty
PostSubject: keshni pake   keshni pake I_icon_minitimeFri Jan 22, 2010 2:46 pm

Plaka
Shkon plaka te doktori për shkak të problemeve me zemër.
Doktori e pyet.
- A jeni ju zonjë për EKG-në?
Ajo ia kthen.
- Jo halla është për PDK-në.
Dymijë
Ecin rrugës dy pijanecë dhe njëri i thotë tjetrit:
- Jaran, unë po shoh dyfish.
Tjetri ia kthen.
- Ja ato dymijë euro që t’i kam borxh pra.
Burri
Xhema i tregon shokut të tij se si ishte zënë me gruan:
- U vërsul dhe m’i hapi sytë.
- Edhe, çfarë të tha?
- Del jashtë qyqar, pse po fshihesh nën krevat!
Çeqet
Merr Shuli çeqet prej banke, dhe natyrisht, fillon të shpenzojë kah të mundet. Në fund e thërrasin në bankë dhe i thonë:
- More ti Shul, a e din se je aq në minus sa që mund të shkosh në burg?
- Ani, çfarë po më thoni të bëj?, frikësohet Shuli.
- Asgjë, ia kthen zyrtari i bankës, vetëm mund t’i ktheni ato para që i keni shpenzuar.
- Aiii bre burre, më fute frikën, tani ta shkruaj një çek edhe kryhet puna!
Vjedhja
Një qytetar i hutuar e thërret policinë:
- Alo policia? Ejani urgjentisht! Pak më parë para shtëpisë ma vodhën veturën!
- A i keni parë hajnat?
- Jo, por për fat arrita të shkruaj numrat e regjistrimit!
Pokeri
Luan Rrusta poker me miqtë në dhomë, dhe pas një kohë bërtet me të madhe:
- Fazooo, qitna nga një kafe, se të fitova prapë!
Fëmija
Pasi që bëjnë dashuri, femra i thotë mashkullit:
- I dashur, nëse kam mbetur shtatzënë dhe bëhemi me fëmijë, si do ta quajmë?
Ai heq prezervativin, e lidh nyje dhe e hedh nga dritarja:
- E dashur, nëse ky arrin të del prej këtij do t’ia qesim emrin e atij magjistarit më të madh në botë - David Copperfield!
Gomari
I thotë Rrusta Shulit:
- Shul, ti je tamam gomar, vetëm edhe brinjët të mungojnë.
- Prej kur gomari paska brinjë, gomari nuk ka brinjë more, ia kthen Shuli.
- E, atëherë nuk paske gjë mangut.
Viçi
E ndjek Rrustën demi rreth shtëpisë. Faza i bërtet:
- Mos vrapo more aq shpejtë, do të kap infarkti.
- Më mirë infarkti se në më zëntë ky do të më dalë viçi, ia kthen Rrusta.
Back to top Go down
https://agoonny.albanianforum.net
 
keshni pake
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: .:Kuriozitete-Humor:. :: Barcoleta-
Jump to: