agoonny

download .
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 plot barcolet hahahhaa

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin


Posts : 192
Join date : 2009-06-25

PostSubject: plot barcolet hahahhaa   Fri Jan 22, 2010 2:42 pm

Gjuetari
Ecin dy gjuetarë malit dhe njëri prej tyre bie përtokë dhe ndalon të merr frymë. Tjetri e kap celularin, thirrë ndihmën e shpejt dhe i qetë i thotë operatorit telefonik.
- Miku im është i vdekur! Çfarë të bëj?
Operatori i përgjigjet me zë të ulët:
- Vetëm qetësohuni, do tu ndihmojë. Së pari, duhet të sigurohemi se ai është i vdekur.
Pas disa minutash qetësie, dëgjohet një e shtënë dhe gjuetari thotë:
- E tash çfarë të bëj?
Politikani
I afrohet një fukara politikanit dhe e pyet:
- A mos e ke ndonjë cent? Nuk kam ngrënë që katër ditë!
E politikani duke ia rrahur krahët i thotë:
- E more njeri, duhet të hash diçka, nëse është nevoja edhe me dhunë duhet të hash.
Borxhi
Ecin rrugës Rrusta e Shuli. U afrohet një hajn dhe u kërkon të gjitha paratë që i kanë me vete. Të dytë i nxjerrin kuletat dhe fillojnë të nxjerrin paratë. Duke bërë këtë Rrusta i kthehet Shulit dhe ia ofron kuletën:
- Shul, ja ato 100 euro që t’i kam pas borxh moti.
Gjykimi
Në gjykatë:
- I paditur, a keni qenë ndonjëherë më parë i dënuar?
- Po zotëri gjykatës, një herë.
- E pse?
- Për shkak të goditjes me kokë në mur.
- Por, për këtë nuk shqiptohet dënim!
- Saktësisht, zotëri gjykatës, por koka nuk ishte e imja.
Humbja
Pyet gjinekologu bionden:
- Sa keni humbur gjatë menstruacioneve?
- Uhaa, mos vet doktor, shumëëëë vallahi! Diku në mes të 800 e 1.000 eurove!
Plaka
Shkon plaka te doktori për shkak të problemeve me zemër.
Doktori e pyet.
- A jeni ju zonjë për EKG-në?
Ajo ia kthen.
- Jo halla është për PDK-në.
Dymijë
Ecin rrugës dy pijanecë dhe njëri i thotë tjetrit:
- Jaran, unë po shoh dyfish.
Tjetri ia kthen.
- Ja ato dymijë euro që t’i kam borxh pra.
Burri
Xhema i tregon shokut të tij se si ishte zënë me gruan:
- U vërsul dhe m’i hapi sytë.
- Edhe, çfarë të tha?
- Del jashtë qyqar, pse po fshihesh nën krevat!
Çeqet
Merr Shuli çeqet prej banke, dhe natyrisht, fillon të shpenzojë kah të mundet. Në fund e thërrasin në bankë dhe i thonë:
- More ti Shul, a e din se je aq në minus sa që mund të shkosh në burg?
- Ani, çfarë po më thoni të bëj?, frikësohet Shuli.
- Asgjë, ia kthen zyrtari i bankës, vetëm mund t’i ktheni ato para që i keni shpenzuar.
- Aiii bre burre, më fute frikën, tani ta shkruaj një çek edhe kryhet puna!
Back to top Go down
View user profile http://agoonny.darkbb.com
 
plot barcolet hahahhaa
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN VLERË, O MBESA IME PLOT VLERË!
» ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: .:Kuriozitete-Humor:. :: Barcoleta-
Jump to: