agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Dy Dritare te reja ne kozmos (Çmimi Nobel 2002 )

Go down 
AuthorMessage
milot




Posts : 31
Join date : 2009-07-23

Dy Dritare te reja ne kozmos (Çmimi Nobel 2002 ) Empty
PostSubject: Dy Dritare te reja ne kozmos (Çmimi Nobel 2002 )   Dy Dritare te reja ne kozmos (Çmimi Nobel 2002 ) I_icon_minitimeTue Nov 03, 2009 8:18 am

Toka shtrihet në rrugën e një fluksi të vazhdueshëm të pjesëzave kozmike dhe tipeve të tjera të radiacionit. Në këtë vit, laureatët e Çmimit Nobel në Fizikë kanë përdorur këto komponentë shumë të vegjël të universit për të rritur kuptimin tonë shumë të madh për Diellin, yjet, galaksitë dhe supernovat. Njohuritë e reja kanë ndryshuar rrugën sesi ne e shikojmë deri tani universin.
Pjesët e vogla misterioze, që ne i quajmë neutrino, janë parashikuar jo më larg se viti 1930 nga Ëolfgang Pauli (Çmimim Nobel në vitin 1945), por u deshën gati 25 vjet për të provuar ekzistencën e tyre (nga Frederik Reines, Çmimi Nobel në vitin 1995). Kjo si rezultat i faktit, që neutrinot që janë të formuara në një proces difuzioni në Diell dhe në yjet e tjera, në momentin që hidrogjeni kthehet në helium, në mënyrë të fortë ndërveprojnë tek të gjithë me materien dhe kështu mbeten të vështira për tu detektuar. Për shembull mijëra miliarda të neutrinove kalojnë në mes nesh për çdo sekondë dhe ne nuk jemi në gjëndje që t’i identifikojmë.
Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë ka vendosur për të vlerësuar me Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2002:
Raymond Davis Jr -Departmenti i Fizikës dhe Astronomisë, Universiteti i Pensilvanisë, Filadelfia, SHBA.

Masatoshi Koshiba - Qendra Ndërkombëtare për Pjesët elementare të Fizikës,Universiteti i Tokios, Japoni
“për kontributin e tyre të hershëm në astrofizikë, në veçanti për detektimin e neutrove kozmike”

Riccardo Giacconi - Bashkimi i Universiteteve Inc., Ëashington DC, USA ”për kontributin e hershëm në astrofizikë, e cila ka drejtuar zbulimin e burimeve kozmike të rrezeve X”

Raymond Davis Jr konstruktoi komplet një detektor të ri, një tanker gjigand me 600 ton fluid e cila është e vendosur në një minierë. Në një periudhë gati 30 vjeçare, ai arriti që të kapte një total prej 2000 neutrinove nga Dielli dhe kështu ishte i aftë për të provuar dhe fuzionin që siguronte energji nga Dielli. Me një dedektor gjigand që është quajtur Kamiokande, një grup kërkuesish që është drejtuar nga
Masatoshi Koshiba, ky grup ishte i aftë për të konfirmuar rezultatet e Deivis . Ata ishin të aftë, e përsërisim, dhe në 23 shkurt të vitit 1987 arritën për të dedektuar neutrinot nga një eksplosion në distancë e një supernove. Ata kapën 12 nga, 10 në fuqi 16, të neutrinove(10.000.000.000.000.000) që kaluan përmes detektorit të tyre. Puna e Davis dhe Koshibës ka çuar në zbulime të papritura dhe në fushë të re intensive kërkimi në neutrino-astronominë.
Dielli dhe të gjithë yjet e tjera emetojnë radiacion elektromagnetik me gjatësi të ndryshme valësh, në dy mënyra të dukshëm dhe të padukshëm, si p.sh rrezet X. Me qëllim për të investiguar radiacionin kozmik të rrezve X, që është e thithur nga atmosfera e Tokës, është e domosdoshme që të vendosësh disa instrumenta në një hapësirë.
Riccardo Giacconi arriti që t’i konstruktojë këto instrumenta. Ai ka dedektuar për herë të parë burimin e rrezeve X jashtë sistemit tonë polar dhe ai ishte i pari që ka arritur të provojë se universi përmban mbrapa radiacionin e rrezeve të dukshme X.
Ai ka dedektuar gjithashtu burimet e rrezeve X, të cilën shumë nga astronomët, i konsiderojnë se ato mbajnë vrimat e zeza. Giaconi ka ndërtuar i pari teleskopët me rrezet X që kanë siguruar ne imazhe të reja dhe të mira të universit. Kontributi i tij ka bërë që të themelohet astronomia e rrezeve X.
Back to top Go down
 
Dy Dritare te reja ne kozmos (Çmimi Nobel 2002 )
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Komanda te reja per windows Xp

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Fizikë dhe Kimi / Physics and Chemistry-
Jump to: