agoonny

download .
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Strumaaaaa

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
beni



Posts : 30
Join date : 2009-07-05

PostSubject: Strumaaaaa   Mon Nov 02, 2009 2:19 pm

Struma
Cod. C29092007

Struma eshte nje zmadhim jonormal i gjendres tiroide,(Glandula thyroidea) e cila ndodhet ne regjionin e gushes populli e quan “gusha”..

Struma eshte vetem nje shprehje, nje term qe tregon rritjen e abnormale te gjendres, por nuk shpjegon me teper
Mjekesia njeh tri lloje Strumash:

1) Struma Hyperthyrote e cila ka te beje me nje hyper-funksion te gjendres
2) Struma Hypothyrote e cila ka te beje me nje ulje te funksionit te gjendres
3) Eurhyreote Struma e cila eshte ne funksionimi normal

Shkaqet qe shpien ne krijimin e Strumes duhe saktesuar mire:

-Struma mund te jete shkak i perdorimi te medikamenteve
-Struma mund te jete shkak i ndonje substance ne ushqimi
-Struma mund te jete shkak i mungeses se Jodit (Pjesa me e madhe e Struma've i referohen ketij indikacioni: njeriut i duhen rreth 200-300 µg Jod ne dite)
-Struma mund te jete indikacion i nje kanceri i llojit te mire apo te keq

Femrat jane te prekura 4-5 here me shpesh se meshkujt.
Po ashtu eshte shenuar rritje e Strumes tek femrat shtatezene dhe ato qe ju japin femijeve gji.

Pergjithesisht nga struma vuajne vendet malore(struma endemike). Dihet qe jodi eshte nje element fluturak. Ai tretet ne uje dhe rrjedh ne drejtim te detrave. Keshtu njerzit qe vuajne nga struma ne zonat malore, pergjithesisht kane strume difuze, ndersa ata qe vuajne ne zonat e bregdetit pergjithesisht kane strume nodulare.

Per te diagnostikuar strumen perdoren nje sere analizash dhe egzaminimesh.
Matja e nivelit hormonal te T3, T4 dhe TSH jane kryesore. NQSE keto dalin te ndryshuara atehere shkohet net e tjera akzaminime si ECHO, shintigrafi, apo eshte ne tej biopsy e saj.

Pergjithesisht semundjet e gjendrres tiroide trajtohen me sukses.

Eshte shume e rendesishte te thuhet qe paraqitja e symtomave te hiperfunksionit te tiroides eshte aq i larmishem sa kjo semundje eshte quajtur kameleon dhe ka ngaterruarr gjithmone mjeke edhe me shume pervoje.
_____________________________________________________________________________________


Sindoma Premestruale
Cod. B30092007

Konsiston ne nje sere shqetesimesh fizike dhe psikike qe zakonisht zhduken me ardhjen e mestruacioneve (zakonet) dhe qe shfaqen si nderrime te shpeshta te humorit, depresion, gjendje te irritueshme, kriza te qarure dhe dhimbje te llojeve te ndryeshme nga tensioni ne gjoks o ne fund te barkut, nembajten e lengjeve deri tek problemet e lekures e dhimbjet e kokes etj.

Nga se varen keto shqetesime?

Nuk dihet me saktesi shkaku por vetem mekanizmi qe i provokon.Mund te pershkruhet si nje tip "Reaksioni Autoalergjik". Vezoret prodhojne estrogjen dhe progresteron qe prodhohen me shume praktikisht secila njera pas ovulimit e tjetra pak para mestruacioneve, por ne rastin e Sindomes Premestruale, per shkak te komandove te gabuara te ipofizes kemi nje prodhim te tepert te ketyre hormoneve.
Ajo qe paguan me shume eshte melcia e cila duhet te punoje me shume pas mestruacioneve per te metabolizuar hormonet e teperta.


Shqetesimet fizike :

Dhimbje ne gjoks
Ndjenjesi fryerje ne fytyre, bark e gishta
Rritje ne peshe
Cefale(dhimbje koke)
Ndryshime ne oreks
Akne e te tjera shqetesime te lekures
Diarre e te tjera shqetesime ne aparatin gastrointestinal
Dhimbje te pergjithshme sidomos muskolare e ne shpine
Dhimbje barku
Theksim te krizave epilektike
Azem
Rinit
Ortikarie

Shqetesime psikike.

Alterim te humorit e depresion
Deshire per te qare
Ndjenjesi lodhjeje e letargji
Veshtiresi ne perqendrim
Veshtiresi ne koordinimin e levizjeve
Alterim te deshires seksuale
Shqetesim te gjumit
Agresivitet e irritim
Humbje te vetekontrollit
__________________________________________________________________________________
Back to top Go down
View user profile
 
Strumaaaaa
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Mjekësia / Medicine-
Jump to: