agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 qelizat burimore (staminale)

Go down 
AuthorMessage
beni




Posts : 30
Join date : 2009-07-05

qelizat burimore (staminale) Empty
PostSubject: qelizat burimore (staminale)   qelizat burimore (staminale) I_icon_minitimeMon Nov 02, 2009 2:14 pm

qelizat burimore(ose sic mund te jeni mesuar me shume ti degjoni si qeliza staminale)jane nder qelizat me te cuditshme ne trupin e njeriut.kane aftesi te trasformohen ne cdo lloj indi sipas "informacioneve" qe u vijne dhe jane cilesuar si nje mundesi e madhe qe te perdoren si terapi per shume semundje sic eshte infarkti i zemres,ose per kataraten (semundje e syrit) etj...me kane ngjallur nje kureshjte te madhe ashtu sic mund tu kene ngjallur edhe shume prej jush.ne kete teme do mundohem te sjell informacione rreth tyre(te marre nga libra ose revista) si dhe informacione te fresketa rreth kerkimeve(te marra nga interneti) qe po behen per te arritur qe te kuptojne natyren e tyre...


__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)




nje qelize burimore ose staminale sic mund te jeni mesuar ta degjoni eshte nje qelize e cila ka aftesi te trasformohet ne cdo lloj qelize te trupit...nese e marrim nga nje ane perderisa te gjitha qelizat kane te njejten gjenome atehere e vetmja gje qe ndryshon ne nje qelize muskuli nga nje qelize nervoze ose lekure etj eshte numri dhe lloji i gjeneve qe perdoren.mund te themi qe zigota eshte nje qelize staminale sepse prej saj perftohen qelizat qe vijne me pas...ato qe mundohen shkencetaret te gjejne sot eshte cilet jane mekanizmat qe qeliza behet nje qelize muskuli dhe jo nje qelize nervoze,ose pse jo nje qelize melcie,ose zorre etj...pra kuhs jane ato molekula qe e drejtojne nje qelize staminale drejt nje faze dhe jo drejt nje tjetre.si definicion nje qelize staminale mund te thuhet se eshte ajo qelize nga ndarja e se ciles perftohet nje qelize tjeter staminale dhe nje qelize qe fillon fazat e diferencimit drejt nje lloji te caktuar...me pak fjale qelizat staminale jane te afta te vetmbajne numrin e tyre...mund te gjehen ne cdo zone te trupit megjithse si numer ndryshojne shume...ne disa zona ka me pak,ne disa pak me shume etj...
psh ne palce te kockes ka shume sepse prej tyre formohen te gjitha qelizat e gjakut...po ashtu edhe ne aparatet linfonodale prej nga formohen linfocitet etj...me pak fjale ka gjithanej...ndodh shpesh te degjosh lajme qe jane gjetur qeliza staminale ne filan vend megjithse keto skane pse te bejne shume buje...duhet te mesohet ti perdoresh keto qeliza pet te arritur te kesh nje rezultat...duke pasur parasysh definicionin e qelizes staminale imagjinoni tani se cfare eshte ne gjendje te beje nje anomali gjenetike qe ekziston ne nje qelize staminale...te gjitha qelizat qe formohen prej saj e percojne ate anomali dhe nga kjo formohen semundjet klonale sic jane linfomat e ndryshme ose kancere te ndryshem...kjo eshte per sa i perket nje ideje te pergjithshme te ketyre qelizave







Terapi me qeliza staminale per demtimet kurrizore!
Cod. A03122005
Atehere ketu keni nje shkrim qe kam perkthyer,qe daton me 25-02-2005 i publikuar ne internet!

Kerkuesit ne institutin e Karolinskatit(zvicer) kane treguar se si transpiantimi i qelizave staminale permirson rekuperimin nga demtimet e shtylles kurrizore.Sidoqofte,nje situate shume me dhimbje mund te zhvillohet,qe mund te ndalohet nese i bashkangjitet nje lloj gjeni i cili kontrollon procesin e rritjes.Rezultatet jane te rendesishme ne planifikimin e eksperimenteve te terapise me qeliza staminale te pacienteve me demtime kurrizore.Demtimi shkakton humbje te levizjeve dhe te ndjeshmerise poshte zones se demtimit.
Grupi i kerkimit te Institutit te Karolinskes kane treguar duke perdorur modelet me minj,qe vendosja e qelizave staminale pas ketyre demtimeve eshte e dobishme megjithse si nje thike me dy presa:nderkohe qe ne njeren ane vendosja e qelizave staminale ne zonen e demtuar permirson funksionet motore qe i perkasin zones poshte demtimit,shkencetaret kane gjetur qe zhvillohet nje ndjeshmeri me e madhe ndaj dhimbjes ne zonen mbi te.

Ne nje studim eshte shtuar nje gjen i quajtur neurogjenin-2,nderkohe qe qelizat burimore rriteshin in-vitro(dmth ne ambiente eksperimentale).Kur keto qeliza u vendosen ne zonen e demtuar,u zhduk dhimbja dhe u permirsuan funksionet motore.Edhe ndjeshmeria e zones poshte demtimit u permirsua.

Arsyeja pse u rrit ndjeshmeria ishte sepse shume qeliza u kthyen ne astrocite,nje lloj qelize gliale qe stimulon rritjen e aksoneve te dhimbjes ne palcen kurrizore duke leshuar substanca qe stimulojne rritjen neuronale.

Kerkuesit gjeten qe prezenca e neurogjenines-2,nje "faktor traskriptimi qe rregullon aktivitetin e gjeneve te tjera gjate procesit te diferencimit,bllokonte zhvillimin e astrociteve dhe stimulonte ate te oligodentrociteve,nje lloj tjeter qelizash qe formojne ate mbeshtjelljen e mielines qe mbeshtjell aksonet.Ai numer i vogel i astrociteve qe u formuan nga qelizat qe kishin neurogjeninen ishin te mungeses se rritjes se aksoneve te dhimbjes.Gjithashtu numri me i madh i oligodentrociteve qe u formuan nga po te njejtat qeliza korrespondonin me nje vellim me te madh te substances se bardhe te mielines,ne zonen e demtuar.

Me ndihmen e rezonances magnetike funksionale,grupi,arriti te tregonte per here te pare kthimin e ndjeshmerise pas nje demtimi te shtylles.Nje avantazh i teknikes se rezonances magnetike funksionale eshte se ajo mund te perdoret per te krahasuar rezultatet nga studimet mbi kafshet dhe mbi njerezit dhe kur mund te provohen terapite e reja te trajtimit te demtimeve te shtylles mbi paciente...
NS-6 ARCHIVE 2005







nje ambient i ri per qelizat burimore
Cod. A11012006

qe te rriten mire qelizat burimore kane nevoje per nje ambient qe ti pergjigjet te gjitha kerkesave te tyre ne ushqime,hormone,faktore te rritjes dhe siero.normalisht qe ne formimin e ketij ambienti,edhe per qelizat njerezore,perdoren qeliza ose prodhime me origjine shtazore.kjo gje,sipas disa shkencetareve,ishte problem,sepse nuk mund te vecoje virus te kafsheve ose faktore te tjere te demshem (si prionet)qe mund te ishin ne ambient,ne menyre qe keto te mos infektonin qelizat ne rritje dhe pastaj pacientet...kjo frike ishte me e madhe sidomos ne rastin e terapive mbi baza te qelizave staminale.kjo frike u shmang fale punes se bere nga kerkuesit e WiCell Research Institute,nje laborator privat i universitetit
Wisconsin ne Madison, qe kane arritur te zhvillojne nje metode per te prodhuar qeliza staminale duke perdorur nje ambient qe nuk ka fare prodhime shtazore.rezultatet jane publikuar ne numrin e janarit te revistes
"Nature Biotechnology".




__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Back to top Go down
 
qelizat burimore (staminale)
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Mjekësia / Medicine-
Jump to: