agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Relievii!i

Go down 
AuthorMessage
beni




Posts : 30
Join date : 2009-07-05

Relievii!i Empty
PostSubject: Relievii!i   Relievii!i I_icon_minitimeMon Nov 02, 2009 1:57 pm

Relievi i trevave shqipetare shtrihet nga niveli i detit deri ne lartesine 2751m (mali i Korabit). I gjithe ky ndryshim i lartesise ndikon ne ndryshimet e medha klimaterike, ne bimesi, si dhe ne dendesine e vendosjes se qendrave te banuara ne drejtim vertikal. Ne relievin e tyre mbizotrojne kodrat dhe malet.
Duke u nisur nga lartesia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulet, i mesem dhe i larte.
Relievi i ulet shtrihet nga niveli i detit deri ne 200m mbi nivelin e detit. Ai perfshin fushat dhe kodrat e ulta prane brigjeve detare te Adriatikut e Jonit dhe pergjate sektoreve te mesem te luginave lumore.
Relievi i mesem shtrihet nga 200m deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtritjen me te madhe dhe perfshin Kodrat, gropat, fushegropat dhe luginat kryesore.
Relievi i larte shtrihet mbi 1000m mbi nivelin e detit dhe perfshine malet dhe sistemet malore. Pjesa me e madhe e ketyre maleve ka lartesine deri ne 2000m. Malet me lartesi mbi 2000m kane shtrirje te kufizuar. Keto male gjenden ne pjesen qendrore, veriore dhe jugore te trevave shqipetare.

Larmi formash dhe coptim i madh i relievit

Malet, kodrat, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat qe perbejne format kryesore te relievit, nderthuren dhe nderpriten me njera tjetren duke formuar nje mozaik te vertet dhe shume te larmishem.
Malet dhe kodrat formojne vargje me shtrirje kryesisht veriperendim - juglindje, sidomos ne pjesen perendimore te trevave shqipetare. Takohen edhe vargje malore dhe kodrinore me drejtime te tjera si harku veri-jug, verilindje-jugperendim etj. Te shumta jane dhe zonat ku malet kane drejtime te ndryshme. Edhe forma e maleve dhe e kodrave eshte e ndryshme.
Jane te shumta malet me maja dhe shpate te thepisura, krejte te zhveshura si ne Alpet shqipetare, ne Sharre, ne Kopaonik (ne veri te Kosoves), ne malet e camerise etj. Keto male jane te ndertuara nga shkembinje te forte gerqerore dhe disa lloje magmatikesh mbi te cilet kane vepruar fuqimisht akujt e dikurshem, ujrat rjedhese, ngricat, debora dhe ererat. Krahas tyre takohen edhe male e kodra me forma te buta, me maja te rrumbulakta ose te sheshta dhe shpate me pjeresi te vogel. Te tilla jane malet e Drenices ne Kosove, kodrat e Kerrabes, Mallakastres ( ne Shqiperi) etj. Keto kodra e male jane te perbera nga shkembinj te bute.
Gropat dhe fushegropat e formuara nga fundosjet tektonike jane te shumta dhe gjenden ne te gjitha trevat shqipetare. Te parat (gropat) kane fund te copetuar nga erozioni i lumenjve qe i pershkojne si gropa e Tropojes, e Kolonjes etj, kurse tek fushegropat fundi ( tabani) eshte krejt i rafshet si fushegropa e Kosoves, Manastirit, Korces etj. Lumenjte tek ato nuk gerryejne por grumbullojne sasi te medha materialesh. Ato kane toka shume pjellore.
Lugjet jane mjaft te gjera ,deri disa dhjetera km , dhe kane forme te perzgjatur . Jane formuar nga fundosjet tektonike dhe pershkohen nga lumenje te medhenj. Kane toka pjellore dhe per kete do te veconim lugun e Dukagjinit ( Kosoves).
Luginat shtihen pergjate rrjedhave te lumenjve te medhenj. Tek ato gjenden zgjerime, por edhe gryka te ngushta, deri ne kanione shume te thella. Ato kane drejtime te ndryshme dhe se bashku me qafat e shumta lidhin trevat e ndryshme shqipetare me njera-tjetren dhe me vendet fqinje.
Fushat kane shtrirje me te kufizuar. Fusha me e rendesishme dhe me e madhja ne gjithe pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit , ndodhet ne perendim te Republikes se Shqiperise. Ne brendesi te trevave shqiptare fushat jane me te vogla dhe gjenden ne disa lugina dhe ne disa gropa dhe fushegropa. Nder to dallohet fusha e Kosoves, e Pollogut te poshtem etj.
Relievi i trevave shqipetare eshte kryesisht kodrinoro-malor dhe shume i larmishem . Ai perbehet nga: kodra, male, vargje malore dhe malesi , lugje dhe lugina ,gropa, fushegropa dhe fusha.





Relievi dhe ndikimi i tij ne klime, hidrografi, toka dhe bimesi.

Relievi i trojeve shqiptare, qe eshte kryesisht kodrinoro-malor, teper i larmishem, me kontraste te medha dhe shume i coptuar, ndikon ne shume dukuri te klimes, te hidrografise, te tokave dhe te bimesise.
Ne klime relievi ndikon me lartesine e madhe mbi niveliln e detit, duke shkaktuar uljen e temperatures dhe rritjen e sasise se rreshjeve, sidomos te debores. Ndikon gjithashtu me drejtimin mbizotrues veriperendim - juglindje te vargjeve kryesore malore, qe kushtezon mbrojtjen e krahinave perendimore bregdetare nga ererat e ftohta lindore, si dhe me coptimin e madh. Te gjitha keto sjellin ndryshime te medha klimaterike nga njera krahine ne tjetren.
Ne hidrografi ndryshimi vjen se, per shkak te relievit malor shtretrit e rjedhjes se siperme te lumenjve kane pjeresi te madhe dhe rrjedhje te shpejte, kurse ne rrjedhjen e mesme dhe sidomos te poshtme shtretrit kane pjeresi te vogel dhe jane te ceket.
Tek tokat dhe bimesia, relievi ndikon nepermjet ndryshimit te klimes, per shkak te lartesis se tij te madhe. Per kete arsye jane krijuar breza tokash dhe bimesh te ndryshme, qe zevendesojne njeri - tjetrin ne shpatet e maleve te larta.

Roli i relievit ne shperndarjen e vendbanimeve dhe te popullsise

Popullsia i ka vendosur vendbanimet e saj atje ku ka gjetur kushtet me te pershtatshme si: prane tokave te mira, per ti mbjelle me bime bujqesore, prane burimeve ujore, si dhe ne vende me kushte te pershtatshme per te ndertuar banesat. Keshtu, ajo ka zgjedhur ne rradhe te pare fushat pjellore, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, neper te cilat kalojne ruge te rendesishme. Keto forma te relievit kane dhe dendesine me te madhe te vendbanimeve, qe jane vendosur sidomos ne rrethinat e tyre, per te kursyer token e punueshme, per tu shpetuar permbytjeve te lumenjve dhe per te siguruar edhe uje. Ketu gjenden edhe qytetet me te medha.
Luftrat e vazhdueshme aq te shpeshta ne trevat shqiptare, pushtimet e gjata nga te huajt i kane detyruar shqiptare qe te gjejne strehim ne male, ku, jo rralle , kane vendosur edhe vendbanimet e tyre. Keshtu ata kane zgjedhur shpatet me pjeresi me te vogel, rrezat e thepisjeve me burime uji, gropat dhe lugjet e ndryshme me kushte me te mira per jetese. Ata aty kane ushtruar bujqesine dhe blegtarine si veprimtarine kryesore.

Roli i relievit ne zhvillimin ekonomik

Format e relievit, teper te larmishme, afrojne kushte te pershtatshme por dhe jo te pershtatshme per veprimtarine ekonomike. Prandaj, per te shfrytezuar ato sic duhet , eshte e domosdoshme qe te njihen keto kushte:
a- Fushat dhe fushegropat afrojne kushte shume te mira me tokat pjellore, te cilat mund te punohen me makineri. Duke qene me pjeresi fare te vogel ose krejt te rrafshta , ne te njejtin nivel me detin ose edhe nen kete nivel disa nga fushat kane qene kenetore dhe te rrezikuara nga leshimet e lumenjve. Prandaj ne to jane bere bonifikime dhe sistemime te shtreterve te lumenjve. Sot ato jane zonat me te populluara dhe me te zhvilluara ekonomikisht.
b- Lugjet dhe luginat ofrojne kushte te mira me tokat pjellore te punueshme , sidomos ne siperfaqet e tyre te sheshta, ku jane vendosur edhe qendrat e banuara. Ne grykat e tyre te ngushta krijohet mundesia e ndertimit te digave te hidrocentraleve ( mbi lumin Drin, Mat, Radike etj.). Ne zonat malore , ato jane me te populluarat dhe me te zhvilluarat.
c- Kodrat dhe malet ofrojne kushte te kufizuara per tokat e punueshme. Per format e relievit ofrojne kushte te mira per veprimtare te tjera si: blegtori, pylltari dhe sidomos per zhvillimin e turizmit te gjelber, te bardhe ( rreshqitjet ne debore)etj. Per kete dallohen mali i Sharit, ku jane ngritur dy qendra te medha te turizmit te bardhe, Berzovica ne Kosove dhe Popova Shapka
(Kodra e Diellit) ne trevat shqiptare ne Maqedoni.





Natyra e Rep. Shqiptare

Per nga natyra Shqiperia cilesohet si nje vend i privilegjuar. Brenda sip. se saj shfaqen dhe nderthuren pasuri te shumta natyrore. Ne pamjen e natyres shqiptare mbizotrojne kryesisht malet dhe kodrat, te cilat ndahen midis tyre nga lugina te shumta lumore. Lartesi mesatare e relievit shqiptar 708m, qe do te thote gati dyfishi i mesatares se Evropes. Rreth 80% e sip. ndodhet mbi 200m nga niveli i detit. Kurse relievi fushor eshte mbizotrues kryesisht ne pjesen perendimore te vendit, ndrkoh qe ka mjafte gropa, rrafshnalta dhe lugina lumore midis maleve.
Nentoka shqiptare ndertohet nga shkembinje te ndryshem ne perberje te te cilave gjenden minerale te shumta si: krom, baker, hekur-nikel, nafta, gazi natyror etj. Nga pikepamja natyrore ne Shqiperi dallohen kater njesi te medha fiziko-gjeografike, te cilat jane: Krahina Malore Veriore, Krahina Malore Qendrore, Krahina Malore Jugore dhe Ultesira Perendimore e rajon e saj kodrinore.
Ne Krahinen Malore Veriore vlen te vecohen Alpet Shqiptare, qe shquen per kontrast te madhe midis maleve te larta dhe luginave te thella. Reth 30 maja malesh ndodhen mbi 2500m mbi nivelin e detit. Nder luginat dallohen lugina e Valbones dhe ajo e Thethit.
Krahina Malore Qendrore nuk eshte aq kompakte si Alpet Shqiptare, por e ndare ne disa masive malore, si: Vargu i Korabit, Malit e Lures, Malet e Skenderbeut etj. Keto male nderpriten nga lugina te ndryshme.
Krahina Malore Jugore arrin deri ne detin Jon ne jug dhe eshte e coptuar ne disa vargje malore dhe lugine lumore. Vend te vecante ne te zi Tiviera Shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i vlores deri ne Butrint ne jug.
Pergjate bregdetit Adriatik, ne perendim te vendit shtrihet Ultesira Perendimore e Shqiperise me gjatesi nga veriu ne jug rreth 200km dhe me gjeresi nga perendimi ne lindje, deri ne 50km. Kjo ultesire perben ultesiren me te madhe ne pjesen perendimore te Ballkanit dhe eshte rajoni me i zhvilluar ekonomik i shqiperise.
Shqiperia ka nje klime tipike mesdhetare dhe vetem ne pjesen veriore dhe lindore te saj ndeshet ndikimi i klimes kontinentale. Temperatura mesatare vjetore arrin nga 7-17grade C dhe ndryshon nga -3 deri 10grade C ne dimer (janar) ne 17-26gradeC (korriku). Maksimumi i temperatures ka aritur deri ne 44grad C, kurse minimumi deri ne -26,9grade C. Sasia mesatare e reshjeve qe bien ne Shqiperi, eshte 1 500mm ne vit. Pjesa me e madhe e tyre bien ne gjysmen e ftohte te vitit, kurse vera ne pergjithesi eshte e thate.
Pasurite ujore te Shqiperise, pervec dy deteve, perbehen edhe nga shume liqene, lumenj, perrenje dhe burime natyrore.
Edhe bota bimore dhe shtazore e Shqiperise eshte mjafte e pasur me lloje te shumta bimesh dhe kafshesh.







Kushtet gjeografiko natyrore

Rajoni perendimor ze pjesen praneadriatike te Rep. se Shqiperise nga Hani i hotit ne veri e deri ne Vlore ne jug. Ne perendim rajoni laget nga deti Adriatik, kurse ne lindje kufiri kalon nga reza e alpeve ne veri drejt jugut, duke perfshire dhe sistemet kodrinore te Kerrabes, Dumrese, Mallakastres dhe kodrat e Vlores ne skajin e tij jugor. Brenda ketyre kufijve ky rajon ka shtrirje veri-jug rreth 200 km dhe lindje-perendim 50km. Ne drejtim te lindjes gjat luginave te Shkumbinit e te Osumit, rajoni shtrihet deri ne Elbasan dhe Berat.
Ne Rajonin Perendimor mbizotron relievi fushor, i cili perbehet nga fusha te medha e mjafte pjellore, si: fusha e Myzeqese, fusha e Durresit dhe e Tiranes, fusha e Lezhes dhe e Shkodres etj. Kurse relievi kodrinor ze sip. me te vogel dhe perbehet kryesisht nga grumbuj kodrinor mjafte te coptuar ne lindje ( Kerraba, Dumreja, Mallakastra etj.) si dhe nga disa vargje kodrinore ne brendesi (Rodon-Vore-Kerrabe, Divjake-Ardenice etj.).
I gjithe Rajoni fushor Perendimor dallohet per klime te ngrohte, ngaqe shtrihet prane vijes bregdetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshtire, kurse vera e nxehte dhe e thate. Kjo klime favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujqesore, por qe kane nevoje per ujitje ne stinen e veres.
Pasuria ujore eshte e madhe. Pervec daljes se gjere te rajonit ne detin Adriatik, ne te kalojne dhe derdhen lumenjte me te rendesishem te te gjithe trevave shqipetare. Ne kete rajon shtrati i lumenjve eshte i ceket dhe ka mjafte dredhime. Per kete arsye jane te shpeshta vershimet dhe permbytjet. Gjithashtu ne pasurit ujore te ketij rajoni perfshihen dhe liqeni e Shkodres dhe disa liqene te tjera natyrore dhe artificjale.
Bimesia natyrore e ketij rajoni eshte pothuaj se e zevendesuar teresisht nga ajo e kultivuar, duke e kthyer ne rajonin me te rendesishem bujqesor te Shqiperise.
Tokat fushore jane teper pjellore. Ato perbejne bazen per zhvillimin bujqesor, prandaj sistemimi dhe mirmbajtja e tyre paraqet rendesi te vecante.
Nga bota shtazore mund te permendim shpende dhe kafshe te ndryshme (fazani, pelikani, rosat e egra, lepuri, dhelpra) qe riten prane bregdetit, si ne zonen e Lezhes, Divjakes, Nartes etj. Po keshtu ne pjeset kodrinore te rajonit hasen lloje te ndryshme shpendesh dhe kafshesh te egra. Rajoni duke pasur sip. te medha ujore ben te mundur qe ne to te rriten edhe lloje te ndryshme peshqish.
Kushtet gjeografiko-natyrore te para se bashku perbejne pasuri te medha natyrore per zhvillimin ekonomik te ketij rajoni. Kane qene pikerisht keto pasuri te shumta natyrore nje nga faktoret kryesor qe ka bere qe ky rajon te jete sot nder me te zhvilluarit ne te gjitha pikpamjet, ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare.
Teper e rendesishme eshte ruajtja dhe venja sa me mire ne shfrytezim e ketyre pasurive nga ana e njeriut. Kjo eshte detyre e te gjithe brezave.


__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Back to top Go down
 
Relievii!i
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Gjeografia / Geography-
Jump to: