agoonny

download .
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in
Share | 
 

 Trevat Shqiptare - Nje Mozaik Gjeografik

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
beni



Posts: 30
Join date: 2009-07-05

PostSubject: Trevat Shqiptare - Nje Mozaik Gjeografik   Mon Nov 02, 2009 8:44 pm

Meqense trevat shqiptare kane shtrirje te konsiderueshme nga lindja ne perendim dhe nga veriu ne jug , ato bejne pjese ne disa zona gjeografike me ndertim te ndryshem gjeografik dhe reliev, klime, hidrografi dhe mbulese bimore jo te njejte. Ato perbejne nje mozaik te vertet gjeografik. Per pasoje keto treva ofrojne mundesi te ndryshme per popullim dhe per zhvillimin social dhe ekonomik. Por jo vetem kaq. Duke qene te coptuara ne disa shtete ballkanike, keto treva kane ndiekur rruge jo te njejta zhvillimi.
Prandaj dhe vecorite sociale dhe ekonomike te tyre ndryshojne dukshem nga njera tek tjetra.
Ne keto kushte rajonet perberese te tyre jane:




Republika e Shqiperise

Kosova dhe trevat shqiptare ne Rep. e Serbise

Trevat shqiptare ne ish-republiken Jugosllave te Maqedonis

Trevat shqiptare ne ish-republiken e Malit te Zi

Trevat shqiptare ne Republiken e Greqis



Republika e Shqiperise shtrihet ne perendim te trevave shqiptare. Sic e dime kufijte e shqiperise u vendosen perfundimisht ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer ne vitin 1913, kur ajo u shpall shtet i pa varur. Pas Luftes se Dyre Botrore, ne kete rep. u vendos sistemi socialist , me ekonomi te centralizuar dhe sistem politik njepartiak. Pas vitit 1990 vendi hyri ne ekonomine e tregut.
Vendi ka vdertim te larmishem gjeologjik, me te cilen lidhen pasurite minerale te shumellojshme dhe te shumta. Ka reliev kryesisht kodrinoro-malor, teper te coptuar dhe me kontraste te theksuara; klime mesdhetare tipike ne perendim dhe jugperendim te saj, me ndikim kontinental ne lindje;ka dalje ne dy dete, lumenj te shumte dhe bote bimore dhe shtazore te shumellojshme.
Vendi ka popullim te lashte dhe mjafte te dendur ne rajoner fushore dhe ne luginat, te rralla ne ato kodrinore dhe sidomos malore. Vendi ka nivele te ulta zhvillimi, qe eshte pasoje e ekonomise se centralizuar, qe u zbatua per nje periudhe te gjate.
Pas vitit 1990 shume dege te industrise nuk punojne me , se nuk munden tu rezistonin ekonomise se tregut. Vitet e fundit po shtohen vazhdimisht objektet e industrise ushqimore dhe te lehte. Po keshtu edhe bujqesia po kalone nje faze tranzicioni, qe shprehet ne ndryshimin e struktures se kulturave bujqesore drejt shtimit te perimeve dhe foragjereve.
Kosova. Nga madhesia e teritorit vjene pas Rep. se Shqiperise, duke u shtrire ne verilindje te trevave Shqiptare. Vazhdimisht ne Kosove ne Kosove eshte ushtruar dhuna serbe mbi popullin e saje, e cila mori formen e nje gjenocidi dhe spastrimi etnik te eger ne vitin 1999. Pas konferences se Rambujes dhe te Parisit, per te mbrojtur kete popullsi nderhyri ushtarakisht NATO-ja dhe komuniteti ndrkombetar. Ata e detyruan serbine qe te terheq forcat e saj ushtarake dhe policore. Kosova per nje periudhe tre vjecare do te qeveriset nga forcat paqeruajtse nderkombetare ne bashkpunim me komunitetin vendas.
Kosova ka ndertim gjeologjik te larmishem dhe pasuri te shumta minerale; ka reliev kryesisht kodrinoro-malor me pak te coptuar dhe me te bute; klime me shume kontinentale, hidrografi me pake te pasur, toka pjellore dhe bimesi, kryesisht dushqe dhe haishte. Popullimi i saj eshte i lashte dhe mjaft i dendur, dallohet per shtim te larte natyror, per mbizotrimin e popullsise fshatare. Kosova dallohet gjithashtu per ekonomi pake te zhvilluar. Me shume eshte nje vend bujqesor.
Trevat shqiptare ne Serbi mbeten ne kete rep. edhe pas diferencimit te Kosoves si krahine autonome. Edhe aktualisht ato vazhdojne te jene ne kete rep. Kane reliev te bute dhe popullsi te dendur; dallohen si rajone bujqesore.
Trevat shqiptare ne Maqedoni shtrihen ne lindje te Rep. se Shqiperise dhe jane perfshire ne perberje te shtetit maqedon. Dallohen per pasuri te shumta minerale; reliev kryesisht kodrinoro-malor me shtrirje te shumte ne lugina dhe lugje; kane popullim mjafte te dendur, kryesisht me popullsi shqiptare. Dallohen si treva kryesisht bujqesore.
Trevat shqiptare ne Malin e Zi shtrihen ne veriperendim te Shqiperise dhe jane perfshire ne perberje te Rep. se Malit te Zi, qe bejne pjese ne federaten Jugosllave. Perbehen kryesisht prej formacioneve gelqerore, kane reliev kryesisht malor, mjaft te thyer, popullim jo te dendur, ne te cilet shqiptaret zene perqindje te rendesishme.
.Dallohen si teritore bujqesore dhe turistike, sidomos gjate bregdetit Adriatik.
Trevat shqiptare ne Greqi. Shrihen ne jug dhe juglindje te Shqiperise. Perbehen kryesisht nga gelqeroret dhe terigjenet, kane reliev kryesisht malor te coptuar; popullim te paket. Dallohen si teritore bujqesore dhe turistike, sidomos gjate bregdetit Jon.

Trevat shqiptare perbejne nje mozaik te vertet gjeografik. Ato kane natyre te ndryshme , prandaj edhe oferta natyrore per popullim dhe zhvillim nuk eshte e njejte. Jo vetem kaq. Duke qene te coptuara ne disa shtete, kane ndjekur ruge jo te njejte zhvillimi. Prandaj ato diferencohen ne disa rajone gjeografike.
Back to top Go down
View user profile
 

Trevat Shqiptare - Nje Mozaik Gjeografik

View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  ::  :: -