agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Zbulohen ne Kine fosilet e dinosaurit me te vogel fluturues

Go down 
AuthorMessage
beni




Posts : 30
Join date : 2009-07-05

Zbulohen ne Kine fosilet e dinosaurit me te vogel fluturues Empty
PostSubject: Zbulohen ne Kine fosilet e dinosaurit me te vogel fluturues   Zbulohen ne Kine fosilet e dinosaurit me te vogel fluturues I_icon_minitimeMon Nov 02, 2009 1:44 pm

Kine - Nje dinosaur i para 120 milion vjeteve qe i ngjan nje harabeli te diteve tona. Eshte fosili i nje pterosauri i gjetur ne nje rajon ne veri lindje te Kines nga nje skuader shkencetaresh te Chinese Academy of Sciences dhe te Universidade Federal di Rio de Janeiro. Zbulimi eshte publikuar ne Proceedings of the National Academy of Sciences.

Mesa duket eshte nje specie e panjohur me pare qe studiuesit e kane pagezuar me emrin “Nemicolopterus crypticus“, reptil i vogel fluturues, skeleti i te cilit eshte konservuar ne gjendje shume te mire. Eshte i gjate vetem disa centimetra dhe parashikohet se kishte nje hapje krahesh rreth 25 centimetra. Analiza e nivelit te zhvillimit te kockave ka bere qe shkencetaret te mendojne se behet fjale per nje kelysh i cili do ishte bere me i madh ne moshe te rritur, edhe pse mbetet specia me e vogel e pterosaureve e njohur deri tani.
Mungesa e dhembeve ben qe ai t’i ngjaje pterosaureve te epokave te mepasshme, por disa karakteristika te tij jane te vecanta, si struktura e femureve ose prania e falangjeve te rrumbullakosura, si ato te zogjve. Kjo ben te supozosh se struktura e tij i ishte pershtatur jetes ne peme, mbi te cilat ai kercente ne kerkim te insekteve.

Dhe ne fakt ai popullonte pyjet e gingko ne epoken e Cretaceous te hershem (periudha nga 100 deri ne 65 milion vjet me pare), dhe pikerisht nga ato peme ka nisur fluturimin per te evoluar ne pterosauret gjigande qe jane pasardhesit e tij. Ekzemplari me i madh i ketyre pterosaureve gjigande eshte Quetzalcoatlus, i cili ka jetuar rreth 70 milion vjet me pare dhe konsiderohet si kafsha me e madhe fluturuese e te gjitha koherave. Sic shpjegohet nga Alexander Kellner, pjesetar i grupit te kerkuesve braziliane, fosili i gjetur ne Kine “lejon te shkruhet nje kapitull i ri ne historine e evolucionit te ketyre reptileve fluturues”.
Back to top Go down
 
Zbulohen ne Kine fosilet e dinosaurit me te vogel fluturues
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Nje trik i vogel po shum interesant

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Gjeografia / Geography-
Jump to: