agoonny

download .
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in
Share | 
 

 Lumenjte kryesore

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
beni



Posts: 30
Join date: 2009-07-05

PostSubject: Lumenjte kryesore   Mon Nov 02, 2009 9:41 pm

Trevat shqipetare pershkohen nga nje rrjet i dendur lumenjsh, te cilet ne rrjedhjet e siperme kane karakter malor me rrjesdhje te shpejte dhe force te madhe erozive, kurse ne rrjedhjet e poshteme kane karakter fushor.
Lumenjte rrjedhin ne drejtime te ndryshme dhe perfundojne ne kater dete: ne detin Adriatik, Jon, Egje, dhe ne detin e zi.

Lumenjte qe derdhen ne detin Adriatik

Keta jane me te shumte dhe me te medhenjte. Nder ta dallohen:
Drini
Gjatesia e ketij lumi eshte 285km. Ky eshte lumi me i madhe shqipetar dhe ne gjithe pjesen perendimore te Ballkanit. Ky lum formohet nga bashkimi i Drinit te zi me Drinin e bardhe. Drini i Zi del nga liqeni i ohrit ne qytetin e Sruges dhe derdhet ne liqenin artificial te Fierzes. Ai mer dhe disa dege te tjera gjate rruges se tije. Drini i Bardhe buron nga malet e Zhlebit(Kosove), pershkon luginen e Dukagjinit dhe derdhet ne liqenin e Fierzes. Lumi Drin, ne vazhdim eshte kthyer ne nje zinxhir liqenesh artificial si liqeni i Fierzes. i Komanit dhe i Vaut te Dejes, qe furnizojne me uje tre hidrocentrale te medha. Ai derdhet ne lumin e Bunes. Prurja mesatare vjetore e Drinit arin 352m kub/sek, kurse maksimalja e regjistruar eshte mbi 5100m kub/sek.
Buna
Gjatesia e lumit Buna eshte 44km. Ai eshte i vetmi lume fushor. Buron nga liqeni i Shkodres. Pasi bashkohet me Drinin. rrjedh ne nje shtrat teper te ceket dhe me dredhime te shumta. Perfundon ne detin Adriatik me nje delte shume te madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunes arrin 670m kub/sek, duke zene nje nga vendet e para ne Mesdheun verior. Ky lume eshte pjeserisht i lundrueshem.
Mati
Mati eshte 115km i gjate. Ai buron nga mali i Kaptines. Pershkon nje lugine me zgjerime dhe gryka te ngushta, ku jane ndertuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzes dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arine 103m kub/sek.
Shkumbini
Gjtesea e ketij lumi arin 181km. Ai buron nga mali i Valamares dhe rrjedh neper nje lugine te ngushte dhe reliev te thyer. Prurja mesatara vjetore arin 61m kub/sek.
Semani
Semani eshte 272km i gjate dhe formohet nga bashkimi i lumit Devoll me Osumin ne afersi te Beratit. Semani ne vazhdim eshte fushor. Prurja mesatare vjetore arin 95m kub/sek.
Vjosa
Vjosa eshte 272km i gjate dhe buron nga malet e Pindit (Greqi). Pershkon nje lugine qe ngushtohet dhe zgjerohet disa here. Deget me te medha te ketij lumi jane lumi i Drinos dhe i Shushices. Prurja mesatare vjetore e tij arin 195m kub/sek.

Lumenjte qe derdhen ne detin Jon

Kalama
Kalama arin gjatesine 100km dhe eshte lumi me i madh e Camerise. Buron ne verilindje te Janines. Pjesa e siperme e tije pershkon nje teren te thyer malor, kurse e poshtmja pershkon fusha pjellore.
Lumi i Artes
Ky lum eshte 140km i gjate dhe buron nga krahina e zagorise. Pershkon nje lugine qe here ngushtohet dhe here zgjerohet. Krahas ketyre lumenjve ne detin Jon derdhen edhe lumenj te tjere si: Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.
Lumenjte qe derdhen ne detin Egje jane me pak dhe perbejne vetem rrjedhjet e siperme te lumenjve, qe vazhdojne rrugen e tyre jashte kufijve shqipetare per ne detin Egje. Nje ndre ta eshte Vardari i cili eshte dhe lumi me i madh ne Maqedoni. Ne trevat shqipetare te kesaj republike rrjedh vetem pjesa e siperme, qe pershkon fushen e Pollogut (63km) fushgropen e Shkupit etj. Ai mer shume dege dhe vazhdon rrugen deri ne detin Egje.
Per vec ketyre ka dhe lumenj qe derdhin ne detin e zi si Ibri pjesa e mesme dhe dega e tij kryesore Sitnica (96km) pershkojne nga jugu drejt veriut pjesen verilindore te Kosoves. Eshte nje lume fushor teper i gjarperuar dhe perfundon ne Danub, qe derdhet ne Drinin e Zi.
Gjithashtu edhe Morava pershkon pjesen juglindore te Kosoves, ka rrjedhje te paket dhe lekundje te medha te prurjeve.
Back to top Go down
View user profile
 

Lumenjte kryesore

View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  ::  :: -