agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Trekendeshi i Bermudës (misteri zhdukës)

Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin
agoonny


Posts : 192
Join date : 2009-06-25

Trekendeshi i Bermudës (misteri zhdukës) Empty
PostSubject: Trekendeshi i Bermudës (misteri zhdukës)   Trekendeshi i Bermudës (misteri zhdukës) I_icon_minitimeMon Oct 26, 2009 9:39 am

Trekendeshi i Bermudes, zona misterioze.
Vendi ku janë zhdukur pa shkak anijet qe kanë hyrë ne te. Thuhet se ne këtë zone janë zhdukur dhe aeroplane qe kanë fluturuar mbi te.
Me pak fjale gjeja me e zakonshme qe verehet ne Trekendesh nga anijet dhe sidomos nga avionet është ndryshimi i papritur i kohës. Nga një pamje e qartë dhe një qiell blu, papritur çdo gjë shndërrohet ne një mjegull te dendur ne një te ashtuquajtur White Out qe nga pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin ne kuptimin e orientimit, pra mjegulla është kaq e denduar sa nuk arrin te shquash ku mbaron ajri dhe fillon uji. Kësaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plotë i instrumentave magnetike si rezultat i nderhyrjeve shumë te forta qe shmangin çdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plotë e komunikimit si rezultat i daljes jashtë përdorimit te aparaturave. Një gjë tjetër qe deshmohet rendom është dalja papritur e disa reve ne formë konike dhe ne momentin kur pilotet janë futur brenda tyre, është deshmuar qe për disa çaste kanë provuar një lloj ndjesie sikur kanë humbur gravitetin. Nga disa pilote te forcave ajrore amerikane gjatë një stervitje ne kohën e krizes se raketave ose siç njihet nga te gjithë si konflikti kuban, është deshmuar qe janë "kapur" nga një re e tillë dhe ajo qe kanë përjetuar është sa e mrekullueshme aq dhe misterioze dhe e frikshme. Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne re, humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojnë te keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shumë ishte humbja e gravitetit si dhe pamja qe kishin para syve. Ne momentin qe u futen ne re e cila nga larg dukej e një permase te vogël, qielli ishte i pastër dhe shumë i qartë. Ndërsa ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk kishte te mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte formë duke u rrotulluar brenda vetes me shpejtesi. Nga te gjithë pilotet pamja e brendeshme e rese pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe zgjatohej ne formën e tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po një pamje shumë e veçantë për pilotet qe e njihnin mirë atë zone te bregdetit. Ne momentin qe skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithë avionet kishin pershkuar një distance prej me shumë se 1500 miljes ne një hark kohor prej 15 minutash. Gjë e pamundur për teknologjinë tonë pa harruar qe edhe sasia e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht përdoret për një fluturim rreth 100 mile. Për të mos harruar qe grupi i piloteve e pa veten e tyre shumë shumë largt destinacionit dhe për këtë arsye ata nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjatë kohës qe ishin brenda rese. Natyrisht kjo deshmi është e atyre fatlumeve qe i kanë përjetuar gjëra te tilla brenda Trekendeshit dhe kanë dalë gjallë prej tij por shumë te tjerë janë zhdukur pa lënë gjurme.
Të kthehemi tek Berlitz dhe tek teorite e tij. Ai mbështet fort teorine qe ne zonen e trekendeshit ka një shmangie te fortë magnetike qe krijon një lloj deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona për dimensionin dhe njohurite qe kemi për ekzistencën e vetëm 3 prej tyre). Një lloj force e pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e cila shpesh here shpërthen duke thithur anije, aeroplane dhe njerëz për të mos i kthyer me kurrë. Nëse këta fatkeq ne një mënyrë ose tjetrën perfundojne ne një dimension tjetër apo ne një botë me te mirë, atëherë le ti urojme qe te kthehen një ditë dhe te na tregojnë për ato qe kanë pare. Është marrë shumë ne konsideratë edhe teoria e ekzistencës ne trekendesh te një lloj StarGate, ose një lloj porte për te kontaktuar botë te tjera. Nga te gjithë njihet teoria e famshme e kontiniumit hapësirë-kohe por brenda trekendeshit kjo duket sikur nuk para përfillet. Me pak fjale disa nga ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk perfillen. Shumë anije kanë humbje ne kohe, disa prej tyre pershkojne distanca qe nuk i justifikon as koha e shpnezuar, as karburanti dhe as teknologjia tokësore. Shumë prej tyre dëshmojnë për një beteje te vërtetë magnetike brenda Trekendeshit te Bermudeve qe shoqërohet me shperthime te forta elektrike, eren e squfurit qe është e zakonshme gjatë shperthimit te rrufeve si dhe pranine e mjeteve te panjohura nga teknologjia jonë UFO dhe USO (Unidentifying Sea Object). Për një stuhi te tillë magnetike ka deshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit ne një nga udhetimet e tij brenda trekendeshit ku gjatë një stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija te ngarkuara me ar dhe me sende te tjera te vyera. Shumë here janë deshmuar pamje te ufove ne këtë zone sidomos gjatë stuhive te tilla magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe zhyten me shpejtesi te ma imagjinueshme nën siperfaqen e oqeanit pa bërë pikën me te vogël te zhurmes dhe pa lënë asnjë gjurme ne ujë. Një fenomen i tillë është pare me shumë ne Detin e Sargaseve, pjesa veri lindore e trekendeshit aty ku dhe aktiviteti magnetik është me i madhi. Disa studiues e lidhin veprimtarine e madhe magnetike ne këtë zone si rezultat i efektit qe krijohet nga sistemi i propulsionit qe përdoret nga UFO dhe duke qenë se pamja e tyre brenda trekendeshit deshmohet pothuajse nga te gjithë, kjo teori mbeshtetet si nga me te fortat për fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe crregullimi teresor i të gjitha aparaturave është gjithmonë i pranishem.
Disa studiues mbeshtetin teorine e ekzistencës se Atlantides ne zonen e trekendeshit. Të gjithë kemi dëgjuar për kontinentin e humbur (do bëj një shkrim me vonë për këtë gjë) por edhe kjo teori është e lidhur me një aktivitet jashtëtokësorë pasi mendohet qe nëse kontinenti i fundosur është brenda trekendeshit atëherë ai ne një mënyrë ose tjetrën ka lidhje me një teknologji te panjohur nga shkenca jonë dhe qe smund te shpjegohet tjetër veçse me një prani aliene.
Të shkruash për Trekendeshin e Bermudes natyrisht do duheshin mijëra faqe për te thënë çdo gjë qe dihet apo supozohet. Ajo qe ka me shumë rëndësi është qe çdo gjë deri me sot nuk mund të provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin akoma nuk mund te kuptohen nga shkenca jonë dhe sidomos nga botekuptimi jonë për dimensionet dhe perkuljet e kohës. Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga një grup shumë brilliant shkenctaresh është ekzistenca e tuneleve ne hapësirë qe mundësojnë shkurtimin e distancave midis planeteve, sistemeve diellore dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe ndodhin është një provë për këtë teori. Plus teoria tjetër për ekzistencën e një dimensioni te katert te cilin ne akoma nuk mund ta emerojme sepse koncepti jon është vetëm 3 dimensional. Pra lartesi, gjeresi dhe gjatesi. Çdo gjë tjetër jashtë këtij trinomi akoma nuk te perceptohet nga te gjithë sepse është jashtë botekuptimit tonë për ambjentin qe na rrethon.
Siç e thashë me sipër qeveria amerikane (e shquar për fshehje informacioni apo për tendence keqinformimi) e ka anashkaluar te paktën zyrtarisht atë qe ndodh ne trekendesh por nga ana tjetër ka filluar prej shumë kohësh te studioje fenomenin, majde shumë me përpara sec mund te mendohet.
Rasti me tipik është ai i te ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bërë ne vitin 1943. Nepermjet krijimit te një rrymëë te fortë magnetike u arrit transportimi brenda casteve i një destrojeri te marines amerikane nga Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.
Anija USS Eldridge me një ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua brenda disa casteve ne një distance qe do ti duheshin ore te tera navigimi. Fatkeqesisht eksperimenti pati pasoja shumë te renda për ekuipazhin te cilët gjatë teletransportimit u kthyen ne një gjendje transparente dhe te temerruash shikonin gjymtyret dhe pjeset e tjera te trupit te bëheshin te padukshme. Shumë prej tyre patën probleme mendore, disa vdiqen nga shkaqe te panjohura dhe disa u mbyllen nëpër institucione speciale dhe kur dolen prej andej, askush nuk dëshironte me të fliste për atë qe kishte ndodhur. Çdo gjë u mbulua nga heshtja dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka nderprere këtë eksperiment.
Për te mbyllur këtë shkrim dua te shtoj një tjetër fakt shumë te çuditshëm. Ne te njëjtën formë dhe ne te njëjtën zone, vetëm se ne anën tjetër te globit tokesor ekziston një tjetër trekendesh ne detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit. Çdo gjë këtu ndodh ne te njëjtën mënyrë si ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te jetë i njëjtë perfshi zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas një studimi te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat përputhen plotësisht vetëm se ne anë te kundërta te globit.
__________________
Back to top Go down
https://agoonny.albanianforum.net
 
Trekendeshi i Bermudës (misteri zhdukës)
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Gjeografia / Geography-
Jump to: