agoonny

download .
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Gjeografia e Shqipërisë

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin


Posts : 192
Join date : 2009-06-25

PostSubject: Gjeografia e Shqipërisë   Mon Oct 26, 2009 9:34 am

Pozita gjeografike

Shqipëria ndodhet në Europën Juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjërësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjërësisë lindore, ne largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj është Tirana.

Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.
Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqine një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga deti Adriatik e në jug-perëndim nga deti Jon.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi

Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Europës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

Fushat

zene kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjate lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi.

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):

* Alpet shqiptare
* Krahina malore qendrore
* Krahina malore jugore
* Ultesira bregdetare

Lagunat kryesore jane:
Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit. Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, i Divjakes, i Semanit dhe i Vlores. Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.

Lumenjtë

Për shkak të veçorive morfologjike, Shqipëria është shumë e pasur në lumenj. Më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht drejt bregdetit Adriatik. Rreth 65% e pellgut ujëmbledhës të tyre shtrihet brenda territorit shqiptar. Këta lumenj shkarkojnë në detin Adriatik mesatarisht 1’308 m3/s (min. 649 dhe maks. 2’164 m3/s); moduli mesatar i rrjedhjes është 30,2 l/s . km2. Nga prurja e përgjithshme vjetore prej 42,25 miliardë m3, vetëm 12,8 miliardë u përkasin ujërave nëntokësore. Mesatarja vjetore e rreshjeve në territorin shqiptar është 1’430 mm/vit, por të shpërndara jo uniformisht përgjatë vitit: rreth 40% në dimër, 32% në pranverë, 17% në vjeshtë dhe vetëm 11% në verë.

Prej rreshjeve të çrregullta, lumenjtë janë të rrëmbyeshëm, gërryes (në pjesën lindore të vendit) dhe përgjithësisht formojnë shtrat të gjerë dhe të lakuar në Ultësirën Bregdetare Perëndimore. Lumenjtë kryesorë rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, me kah drejt perëndimit në deltat bregdetare. Përmbajtja minerale e ujërave është përgjithësisht e ulët, midis 150 dhe 500 mg/l, kryesisht si bikarbonate. Temperatura luhatet nga 3,5 në 8,9°C në dimër, dhe nga 17,8 në 24,6°C në verë. Gati gjithë lumenjtë shkarkojnë ujërat në detin Adriatik, në një zonë prej rreth 150 km.


Buna
Drini
Mati
Ishmi
Erzeni
Shkumbini
Semani
Vjosa etj


Klima

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e te butë dhe me vere të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.

Ndricimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.

Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.


Portet

Që në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durres (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhes së principatave arbre u ngriten skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilëve u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.

Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe pontile druri ne Sarandë, Vlorë e Shëngjin, që u shkaterruan gjatë Luftes se Dyte Boterore. Nga viti 1945 deri ne vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni ne Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

Popullsia shqiptare

Popullsia shqiptare eshte me moshe shume te re. Mbi 40 per qind e saj, si per meshkuj edhe per femra, i perket grup-moshes 0- 19 vjec, 50 per qind grup-moshes 20- 64 vjec dhe vetem 10 per qind jane mbi 65 vjec.Ne krahasim me vitin 1938, popullsia eshte me shume se trefishuar, duke arritur rreth 3,5 milione banore. Deri ne fund te viteve '70 treguesi i rritjes mesatare vjetore te popullsise eshte me i larte tek meshkujt, rreth 3 per qind, kurse sipas te dhenave te rregjistrimit te fundit te popullsise ne vitin 1989, ky tregues eshte me i larte tek femrat, rreth 2 per qind. Ndersa ne vitin '89 kemi nje shperndarje qe, grafikisht, paraqitet me nje piramide te popullsise te rregullt, ne vitin '95 kjo piramide ndryshoi tek meshkujt me grup-moshe 20 deri 30 vjec. Kjo shpjegohet me fenomenin e emigracionit, i cili u shfaq me permasa te medha ne vendin tone gjate periudhes se tranzicionit. Sipas te dhenave te PNUD-it, 15 per qind e popullsise shqiptare ndodhet aktualisht jashte territorit te Shqiperise.
study
Back to top Go down
View user profile http://agoonny.darkbb.com
 
Gjeografia e Shqipërisë
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë
» Ismet Ramadani:“Harta e shqipërisë etnike” si shkas...
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti që u këndoi shqiptarëve dhe Shqipërisë
» Xhafer Leci:Pas pavarësisë së Shqipërisë, festa më e madhe është pavarësia e Kosovës
» Pavarsia e Shqipërisë

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Gjeografia / Geography-
Jump to: