agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Ç'farë studion Gjeografia

Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin
agoonny


Posts : 192
Join date : 2009-06-25

Ç'farë studion Gjeografia Empty
PostSubject: Ç'farë studion Gjeografia   Ç'farë studion Gjeografia I_icon_minitimeMon Oct 26, 2009 9:33 am

Gjeografia është shkenca që studion, përshkruan, sqaron dhe e riparaqet tokën në pamjet e saj fizike, si edhe hapësirën, mjedisin dhe vendin e jetesës , ndërveprimin dhe pasojat e organizmave, gjallesave të sipërfaqes së saj. Pra, ajo studion trojet, qofshin ato natyrore apo njerzore, dhe ecuritë (proçeset) që i ndikojnë ato, si dhe pse ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe si ato ndryshojnë në hapësirë.


Degët e Gjeografisë

Gjeografia si shkencë ndër më vjetrat ndahet në:
1. Gjeografinë përgjithshme dhe në
2. Gjeografinë regjionale.
Gjeografia e përgjithshme ndahet në:
1. Gjeografinë fizike (natyrore) ku shkencat komponente:
o Gjeomorfologjia
o Gjeologjia
o Klimatologjia
o Hidrologjia
o Pedogjeografia
o Biogjeografia
o Paleogjeografia
2. Gjeografinë shoqërore (Antropogjeografike) ku shkencat komponente janë:
o Demografia
o Gjeografia e vendbanimeve
o Gjeografia ekonomike
o Gjeografia politike
Kohëve të fundit gjeografisë së përgjithshme i bashkohe edhe gjeoekologjia. Dikur në kuader të sjeografisë fizike kanë qenë edhe gjeografia matematike gjegjësisht gjeografia astronomike me gjeodezinë dhe hartografinë, por pasi që janë zhvilluar si shkenca në vete nuk mund të radhiten në sistemin e gjeografisë së përgjithshme.
Gjeografia regjionale mund të definohet si aplikim i njohurive gjeografike për studime konkrete të teritoreve,ndamas në bazë të ndonji kriteri të regjionalizimit gjeografik. Pra ajo është një disiplinë sintetike shkencore. Gjeografia regjionale mandej ndahet në gjeografinë e përgjithshme regjionale dhe gjeografinë e veçant regjionale.

Historia e Gjeografisë

Gjeografia padyshim është njëra ndër shkencat më të vjetra. Qysh në parahistori njerëzit kanë provuar të sqarojnë zhvillimin e proceseve në natyrë, mandej të njohë renditjet kronologjike edhe pse shkenca në një mënyrë ka qenë e pranishme në pjesën më të madhe të civilizimeve të lashta. Shkrime më të shumta për natyrën si tërësi i hasim te filozofët antik. Për gjeografinë rezultate të rëndësishme nga ajo kohë ka dhënë Aristoteli- për mozaikun e sipërfaqes së tokës dhe brezat e nxehtësisë dhe Erastoteni- mbi madhësinë dhe dimensionet e Tokës. Erastoteni në shek e tretë (3) paraerës së re i pari e përdori termin gjeografi. Në mesjetë vjen deri te stagnimi i shkencës e me këtë edhe Gjeografia.Shkencat e atëhershme jan zhvilluar në kuadër te civilizimit islam. Gjeografët e ksaj kohe dallohen Al-Biruni dhe Al-idrisi. Zhvillim të dukshëm të Gjeografisë në perëndim i dhan zbulimet gjeografike.duke iu faleminderuar detarëve si K.Kollombos, Vasko De Gamaes, F. Mangelani etj. Zhvillimi i shpejt i astronmisë dhe mekanikës qiellore në shek e 16 dhe 17,paraqet bazen e mendimit të lëvizjes së trupave qiellor dhe rrjedhojat e lëvizjes së tyre për Token. Fillimin e zhvillimit të Gjeografisë si shkencë i përshkruhet gjeografit holandez Bernard Varenijusit, i cili e ka shkru vepren me titull Gjeografia e Përgjithshme.Edhe pse zbulimet e rëndësishme teknike të cilat ndikuan në zhvillimin e gjeografisë ne shek 17 dhe 18 , ajo mbetet kryesisht shkencë deskriptive deri në paraqitjen e hulumtuesit të madh të gjeografisë me prejardhje gjermane AleksanderHumbollit i cili në fillim te shek. 19 i vë themelet e gjeografisë moderne.Mbas tij mjaft i rëndësishëm është edhe Karl Riter i cili ka qenë nën ndikimin e madh të filozofit Imanuel Kantit.Kontribut të rëndësishëm gjat kësaj kohe kan dhënë në SHBA V.M Denis-teoria e e zhvillimit të relievit.si cikël gjeografik dhe Vlladimir Dokuqajev në Rusi.Gjatë shek. 19 themelohen katedrat e Gjeografisë nëpër universitetet evropiane.
Back to top Go down
https://agoonny.albanianforum.net
 
Ç'farë studion Gjeografia
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Gjeografia e Shqipërisë
» Disa veqori nga Gjeografia

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Gjeografia / Geography-
Jump to: