agoonny

download .
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Shpellat nëntokësore mund të rrëzojnë historinë e Amerikës

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin


Posts : 192
Join date : 2009-06-25

PostSubject: Shpellat nëntokësore mund të rrëzojnë historinë e Amerikës   Mon Oct 26, 2009 9:28 am

Gadishulli Yucatan në Meksikë është një tokë e rrafshët ku nuk buron asnjë lum dhe shiu rrëshket me shpejtësi nëpër limestome për në det.

Toka është e mbushur me të çarat e rrethuara me barishte - kenote, siç quhen nga vendasit, ku çatitë dhe shpellat nëntokësore janë shembur.

Për shekuj me radhë, këto të çara i kanë siguruar vendasve ujë të pijshëm të freskët dhe vështirësia për të hyrë në shpellat poshtë tyre ka joshur shumë më aventurierët, edhe pse sfida e vështirë fizike nuk të jepte garanci se deri ku mund të arrije.

Megjithatë, vitet e fundit zhvillimet teknologjike në pajisjet për zbulimin e ujërave nëntokësore e kanë bërë këtë sfidë disi më të lehtë për zhytësit që të eksplorojnë rrjetet dhe tunelet e errëta që degëzohen poshtë të çarave dhe dalëngadalë kanë filluar të zbulohen raportet rreth kësaj bote të errët nëntokësore dhe të fshehtat e saj rreth botës njerëzore dhe shtazore.

Arturo Gonzales, një biologjist meksikan dhe arkeolog i ujërave nëntokësore që punon për Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë, vendosi të ndërmarrë ekzaminime sistematike të shpellave nëntokësore në vitin 1999.

Ai punoi bashkë me një skuadër specialistësh duke përfshirë zhytës shpellash, arkeologë, paleontologjistë dhe fotografë, të cilët do të përballeshin secili me zhytje teknikisht të vështira dhe fizikisht të rrezikshme prej gjashtë orësh. Skuadra multidisiplinare nxorri tre skelete njerëzorë nga thellësitë e shpellave dhe më pas i studiuan dhe analizuan ato me kujdes.

Ajo çfarë gjetën tronditi komunitetin shkencor.

Skeletet janë më të vjetër se çdo mbeturinë tjetër të trupave njerëzorë në Amerikë. Njëri nga ato u vlerësua në mënyrë të veçantë nga laboratorët e jashtëm, të cilët thanë se bëhej fjalë për një skelet 11.600 vjeçar.

Për më tepër, këto skelete duket se nuk kanë asnjë ngjashmëri me fiset Maya, të cilët sundonin rajonin mijëra vjet më parë, mbetjet dhe artikuj e të cilëve janë gjetur afër të çarave të Kenote-ve.

Sipas Gonzales, skeleti i ri i gjetur ka morfologji kafkore të ngjashme me njerëzit e Azisë lindore. Zbulimet po detyrojnë komunitetin shkencor që të ndryshojnë teoritë e tyre se kur dhe si njerëzit e parë udhëtuan për në Amerikë.

"Ajo çfarë ne kemi gjetur është vetëm një pjesë e misterit të evolimit njerëzor", thotë 44-vjeçari Gonzales, i cili ka qenë drejtori i Muzeut të Shkretërirës në Meksikën Veriore të Santillos që në vitin 2002.

"Por ka ende shumë pjesë që i mungojnë enigmës tonë. Në kemi njërën pjesë të rëndësishme, por që nuk përputhet me fakt tjetër ekzistues në mënyrë që të na ndihmonte të kuptonin se si paraardhësit tanë kolonizuan Amerikën".

Gonzales ka mësur zhytjen si pjesë e studimeve të tij në universitetin e Biologjisë, por ka qenë një dokumentar e National Gedographic rreth zbulimit të një oxhaku antik 30 metra poshtë sipërfaqes nga eksploruesi i ujërave nëntokësore James Coke, ajo që e frymëzoi më shumë. "Për mua kjo ishte e pabesueshme", tha Gonzales.

"Shpellat, këto hapësira të mëdha nëntokësore që për shumë njerëz janë si gjiri i mëmës tokë, më kanë magjepsur gjithnjë. Kur pashë dokumentarin rreth këtij oxhaku të gjetur nëntokë, fillova të udhëtoja drejt këtyre vendeve, pasi doja t'i eksploroja personalisht.

Arritëm të njiheshim me James Coke, një pioner e eksplorimit të këtyre vendeve dhe ai na vuri në dijeni të disa zbulimeve të tjera që kishte bërë. Falë tij, që në vitin 1999 kemi filluar të bëjmë zbulime të mëdha rreth historisë antike të Amerikës".

Zhytësit e shpellave dhe speleologjistët kanë eksploruar sistemin e shpellave nëntokësore të Yucatan që në vitin 1980, duke mbledhur prova gjeologjike, arkeologjike dhe paleontologjike të cilat tashmë janë thelbësore për Ginzales.

Thellë në shpella, ai dhe kolegët e tij kanë gjetur fosile 10.000 deri në 60.000 vjeçare, duke përfshirë edhe ato të gamileve të zhdukura, armadilos gjigantë dhe kuaj. Të gjitha i përkasin Epokës Pleistocene atëherë kur Yucatan ishte i mbuluar jo me pyje të ulëta, por me toka bari të thatë.

Në të paktën njërën nga shpellat nëntokësore në veri të Tulum, afër brigjeve të Karaibeve, zhytësit gjetën një tjetër oxhak antik, karboni i të cilit dëshmonte për gjurmë të kockave gjysëm të djegura të gamileve, gjë që tregon se njerëzit parahistorikë të asaj kohe mbijetonin duke ngrënë mishin e një kafshe, specia e së cilës është zhdukur në fund të Epokës së Gurit.

Kur njerëzit parahistorikë gatuanin mishin e gamileve, niveli i ujit ka qenë më shumë se 100 metër më i ulët se sa është në ditët e sotme.

Gonzales mendon se këta njerëz mund t'i kenë përdorur shpellat jo vetëm si kuzhina të sajuara, por edhe si rrugë kalimi për tek burimet ujore. Ka gjithashtu prova shumë të besueshme se trupat e vdekur vendoseshin në shpella të veçanta të sipërfaqes së tokës, ndoshta për t'i mbrojtur ato nga grabitqarët.

Më pas një ndryshim i menjëhershëm i klimës globale bëri që të rritet niveli i ujit, gjë që bëri që të përmbyten banesat, lidhjet nëntokësore të ujit të pishëm, vendet e përdorura për varrime si dhe kuzhinat për të qëndruar të fshehura deri në ditën kur eksploruesit e shpellave i zbuluan disa mijëravjeçarë më vonë.

Fondet nga Çmimi Rolex, do të lejojnë Gonzales që të furnizojë skuadrën e tij për të paktën një vit tjetër kërkimesh intensive. Grupi ka qëllimin që të përqendrohet në Shpellën Chan Holl ku është zbuluar edhe një skelet i katërt, por ende nuk është tërhequr lart dhe nuk është analizuar.

Sa më shumë skelete të ekzaminojnë, thotë Gonzales, aq më shumë mund t'i krahasojmë ato me mbetjet e trupave njerëzorë të tjerë të ngjashëm me to në pjesë të tjera të botës.

Ndoshta një ditë do të arrijmë të zbardhin njëherë e mirë enigmën e historisë së njerëzimit. Përtej këtyre fakteve, Gonzales thotë se ai dhe kolegët e tij do të përqëndrohen për të kuptuar mënyrën e jetesës së këtyre njerëzve të lashtë, veçanërisht për mënyrën se si përdornin shpella të ndryshme për qëllime të ndryshme. Ata mendojnë se këto të dhëna do t'i drejtojnë që të kalojnë përtej analizave të kockave për tek kuptimi më i mirë i jetës parahistorike.

Këto zbulime kanë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme interesin për Kenote-t, duke bërë që Gonzales dhe skuadra e tij të punojnë bashkë me një tufë vendasish, të cilët vijnë për të mbrojtur thesaret e rralla të vendit të tyre nga dëmtimet dhe grabitjet.

Skuadra gjithashtu ka shtyrë banorët rreth e qark që të ngrejnë zërin e tyre lart kundër ndotjes së ujërave nëntokësore nga zhvillimi i turizmit të pakontrolluar përgjatë të ashtuquajturës Riviera Maya.

Kenote-t jane të pasura gjithashtu me rezerva të mëdha uji të pijshëm, megjithatë prej tyre thithen çdo ditë miliona litra ujë, duke tejkaluar kështu raportin e tyre natyral të rigjenerimit në disa pjesë të gadishullit. Në disa zona të humbura, Kenote-t përdoren si depozita të mbeturinave, duke u mbushur me ndotje organike dhe kimike.

Me rritjen e të dhënave nga e kaluara, sfida e hyrjeve dhe daljeve nga labirintet marramendëse vazhdon të jetë një sport i rrezikshëm, edhe pse në emër të shkencës dhe zbulimit të së kaluarës.

Me logjistikë të komplikuar dhe me kombinimin e pajisjeve të shumëfishta për të minimizuar rreziqet, udhëtimet e gjata dhe çorientuese të mbetjeve nëntokësore vazhdojnë të mbeten fizikisht dhe emocionalisht torturuese.

Një ekspeditë tipike e ujërave nëntokësore mund të zgjasë deri në gjashtë orë, duke përfshirë edhe orën e parë që duhet për të arritur deri tek shpella e dëshiruar, një orë për punën kërkimore dhe pa llogaritur ndonjë nevojë për ndalesë rrugës duhen edhe 4 orë të tjera për të arritur përsëri në sipërfaqe.

Fatmirësisht, shkencëtarët në këtë aspekt të punës asistohen nga një skuadër e vogël zhytësish profesionistë të mirë-stërvitur, njohuritë e të cilëve në këtë fushë janë një thesar i vërtetë.

Megjithatë, Gonzalesin e presin shumë vjet punë të tjera, sipas Prof. Wolfgang Stinnesbeck, specialist i Gjeologjisë meksikane dhe Paleontologjisë në Universitetin Heidelberg.

"Është padyshim një nga projektet kërkimore më të mahnitshëm dhe më të rëndësishëm të gjeoshkencës moderne dhe që tani ka shpalosur një sërë rezultatesh të jashtëzakonshme", thotë Gonzales.

Është një garë kundër kohës duke marrë parasysh edhe zhvillimin e menjëhershëm të turizmit në Yucatan. Megjithatë, për Gonzales, edhe pse zhytësit përballen me rreziqe të panumërta ndërkohë që futen nëpër dritaret e pafund të ujërave nëntokësore, ia vlen barra qiranë.

"Si një banor i Amerikës, jam shumë i interesuar të di kush kanë qenë këto njerëz, nga kishin ardhur dhe kur kanë shkelur për herë të parë në Amerikë", shpjegon ai.

"Në këto rrjete nëntokësore ne mund të arrijmë të gjejmë kontekstin arkeologjik, ashtu siç e kanë lënë njerëzit e lashtë të Epokës së Akullit.

Është një thesar shumë i madh dhe pasioni im më i madh është të futem aty, t'i zbuloj personalisht dhe të jem i aftë t'i interpretoj ato në mënyrë që të ndaj me të gjithë botën një mënyrë të re të interpretimit të historisë së njerëzimit. Është si të shkruash historinë nga e para…".
Back to top Go down
View user profile http://agoonny.darkbb.com
 
Shpellat nëntokësore mund të rrëzojnë historinë e Amerikës
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Vera Kurti:Dhimbjet e mesit dhe disa keshilla per ti lehtesuar ato..!
» Kriteret për të përfituar bursë
» Gruaja që bën çudira
» Probleme shëndetësore për Behgjet Pacollin/ Operohet në Lugano
» Sadik Bejko: Mbi mitet dhe çmitizuesit

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Gjeografia / Geography-
Jump to: