agoonny

download .
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in
Share | 
 

 Fizika atomike, molekulare, dhe optike

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin


Posts: 192
Join date: 2009-06-25

PostSubject: Fizika atomike, molekulare, dhe optike   Mon Oct 26, 2009 1:14 pm

Fizika atomike, molekulare, dhe optike (AMO) është studimi i bashkëveprimeve lëndë-lëndë dhe dritë-lëndë në shkallën e një atomi të vetëm ose për disa struktura që përmbajnë vetëm pak atome. Të treja deget janë të grupuara së bashku për shkak të ndërlidhjeve, ngjashmërise së metodave që përdoren dhe shkalleve të ngjashme të energjisë. Të treja zonat përfshijnë trajtime klasike ose kuantike; siç dihet analizimi i sistemit bëhet nga një këndvështrim mikrosokpik (në kontrast me analizimin makroskopik).

Fizika atomike studjon çatinë elektronike të atomeve. Fusha kërkimore në kohët tona po fokusohet në kontrollin kuantik, ftohjen dhe zënien në grackë të atomeve dhe ioneve, në përplasjet dinamike në temperaturë të ulta si dhe në sjelljen e gazeve që bashkëveprojnë në mënyrë të dobët (Kondensatet Bose-Ajnshtajn si dhe sistemet e holluara Fermionike të degjeneruara),në matjen me preçision të konstanteve themelore si dhe në efektet e korrelacioneve të elektroneve në strukturën dhe dinamikën e sistemeve. Fizika atomike është e infulencuar nga bërthama (shiko, për shembull, ndarjen e niveleve energjitike), kurse fenomene intra-bërthamore si fisioni dhe fuzioni konsiderohen pjesë të fizikës bërthmore.

Fizika molekulare fokusohet në struktura multi-atomike si dhe në bashkëveprimin e tyre të brendshëm ose të jashtëm me lëndën dhe dritën. Fizika optike është e veçantë nga optika sepse ajo nuk tenton që të fokusohet në kontrollimin e fushave klasike të dritës nga objektet makroskopike, por në vetitë themelore të fushave optike dhe bashkëveprimit të tyre me dritën në botën mikroskopike.
Back to top Go down
View user profile http://agoonny.darkbb.com
 

Fizika atomike, molekulare, dhe optike

View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  ::  :: -