agoonny

download .
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Bakteriologjia

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin


Posts : 192
Join date : 2009-06-25

PostSubject: Bakteriologjia   Sun Oct 25, 2009 11:27 am

Bakteret dhe algat blu te gjelberta jane qeliza prokariote. Ato, per dallim prej eukarioteve, nuk kane berthame. Materiali i tyre gjenetik eshte i perqendruar ne nje zone te citoplazmes qe quhet nukleoid. Qelizat prokariote nuk kane as organele citoplazmike qelizore- sie jane mitokondriet dhe lizosomet, te cilat gjinden tek eukariotet. Nderkaq, nje perberes strukturor qe e kane prokariotet dhe mungon te eukariotet eshte muri qelizor, qe iu mundeson baktereve tei rezistojne stresit osmotik. Muri qelizor dallon te bakteret e ndryshme dhe sherben si element per ndarjen e tyre ne dy grupe te medha e bakteret Gram-pozitive dhe Gram-negative. Prania e murit qelizor, qe nuk haset te qelizat shtazore, rezulton ne dallimin ne ndjeshmerine e qelizave eukariote dhe prokariote ndaj antibiotikeve. Prokariotet dhe eukariotet, po ashtu dallohen edhe ne disa veeori te tjera metabolike. Kjo vlen sidomos per metabolizimin e tyre te energjise, ku shume shtame bakterore mund te adaptohen ne kushte anaerobe.
Ne kete seksion, do te shqyrtohen strukturat e qelizes tipike bakterore dhe menyrat me te cilen ato e shfrytezojne energjine nga molekulat komplekse organike. Aspektet e ndryshme te struktures dhe metabolizmit bakteror sherbejne si baze per identifikimin dhe taksonomine e baktereve. Bakteret vazhdimisht i nenshtrohen ndryshimeve mutagjene. Mjedisi jetesor ushtron presion te fuqishem selektiv tek bakteret . Prandaj, ato evoluojne ne menyre te vazhdueshme dhe rapide. Njekohesisht, ato shkembejne informatat gjenetike, zakonisht ndermjet anetareve te llojit te njejte, por nganjehere edhe ndermjet anetareve te llojeve te ndryshme. Ne vazhdim do te njiheni se si ndodhin keto procese.
Bakteret mund te kene edhe viruse qe parazitojne ne to dhe quhen bakteriofage. Ato jane parazite obligative brendaqelizore qe shumezohen ne brendi te baktereve, duke shfrytezuar nje pjese apo tere makinerine biosintetike te strehuesit. Keto viruse mund te shkaktojne lizen e qelizes bakterore duke liruar thermiza te reja te fagut infektues. Ne vazhdim, po ashtu, do te jepen raportet ndermjet baktereve dhe bakteriofagjeve.
Ne fund, para se te hulumtohen shume semundje humane qe shkaktohen nga bakteret, do te jepet edhe nje pasqyre e pergjithshme e patogjenezes bakterore- si e demtojne bakteret organizmin strehues.
Back to top Go down
View user profile http://agoonny.darkbb.com
 
Bakteriologjia
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Biologjia / Biology-
Jump to: