agoonny
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

agoonny

download .
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Zbulohet vaksina efikase kundër varësisë nga droga

Go down 
AuthorMessage
agoonny
Admin
agoonny


Posts : 192
Join date : 2009-06-25

Zbulohet vaksina efikase kundër varësisë nga droga Empty
PostSubject: Zbulohet vaksina efikase kundër varësisë nga droga   Zbulohet vaksina efikase kundër varësisë nga droga I_icon_minitimeSun Oct 25, 2009 10:57 am

Për herë të parë duket se është gjetur një kurë efikase kundër një ndër plagëve më të rënda të kohëve moderne. Të paktën kështu shpresojnë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo jo të drejtpërdrejtë, janë të prekur nga varësia ndaj kokainës.

Bëhet fjalë për një vaksinë kundër pluhurit të bardhë. Në fund të këtij viti, do të testohet në Spanjë vendi ku kjo substancë gjen përdorim më të gjerë se kudo tjetër; konsumohet vegullish nga 2 % e popullsisë së moshës nga 15 në 64 vjeç, kundrejt 1,1 % të mesatares së popullatës së pjesës tjetër të Kontinentit të Vjetër.

Medikamenti, i cili do të testohet mbi 150 kokainomanë në tri spitale të Madridit, Barcelonës e Valencias, është rezultat i një kërkimi ende në fazë eksperimentale, i realizuar nga universiteti amerikan "Yale". Duke u mbështetur në ato që thuhen mbi këtë medikament inovativ, krijohet përshtypja se është mjaft efikas. "Është si t'i qepësh gojën një njeriu me oreks të pakontrollueshëm", siguronin dje shkencëtarët në të përditshmen madrilene, ABC.

Funksionimi i vaksinës

Çelësi i funksionimit të vaksinës bazohet te terapia imunologjike, ose e thënë më thjesht është e aftë të gjenerojë apo të administrojë antitrupa që "kapin" drogën e fuqishme me të hyrë në gjakun e përdoruesit, pa i dhënë mundësi të kalojë në tru. Kokaina, si në rastin e duhanit, nuk provokon reagime imunologjike në organizmin njerëzor, siç ndodh në rastin e viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundje.

Në këtë rast, reagimi imunologjik, apo antitrupat, gjenerohen nga vaksina e cila është e ndjeshme dhe vepron në praninë e drogës në gjak. Ndërveprimi mes tyre do të gjenerojë një përbërës kimik mjaft të fuqishëm për të arritur të anashkalojë barrierën hematocefalike, pengesën që prodhon gjaku ynë për të mbrojtur trurin. Rezultati i kësaj gjetjeje mjaft të thjeshtë është se kokaina nuk do të arrijë të prodhojë më kënaqësi.

Profili i njerëzve te të cilët do të testohet medikamenti i ri, është ai i të rriturit mes moshave 25-45 vjeç, i integruar më së miri në shoqëri, por krejtësisht i varur edhe në rastet kur konsumohet kokainë kryesisht gjatë ditëve të fundjavës. "Vaksina e re u ka dhënë shumë shpresa ekspertëve të fushës së dizintoksikimit, edhe pse eksperimente të ngjashme me heroinomanët nuk kanë arritur rezultatet e shpresuara", përfundon e përditshmja "The Indipendent".

Si vepron vaksina kundër drogës dhe efektet

"Nuk bëhet aspak fjalë për një formulë çudibërëse, por për një substancë që do të ndihmojë miliona njerëz për t'u dizintoksikuar, shpjegonte para pak kohësh profesori Thomas Kosten i universitetit "Yale" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vaksina është projektuar për të gjeneruar antitrupa specifikë, të cilët arrijnë ta "burgosin" kokainën në gjak pa lejuar të arrijë trurin e të bëjë efektin e saj.

E parë në këndvështrimin praktik, mund të konsiderohet si një lloj filtri mes enëve të gjakut e trurit, duke bërë të mundur që droga mos të arrijë te ky i fundit. Kështu që nuk prodhohen efektet psikoaktivë, apo të shprehemi në gjuhën e përditshme nuk arrihet gjendja euforike". E megjithatë nuk përbën një zgjidhje përfundimtare për vetë problemin e varësisë edhe pse është e sigurt se medikamenti nuk krijon efekte anësore.
Back to top Go down
https://agoonny.albanianforum.net
 
Zbulohet vaksina efikase kundër varësisë nga droga
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
agoonny  :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Biologjia / Biology-
Jump to: